Çfarë thonë pacientët tanë

Histori reale nga njerëzit që kanë përjetuar kujdesin tonë.

NJ

As vetë nuk je i vetëdijshëm sa shumë më ke ndihmuar. Në jetën time, kurrë nuk jam ndier më i varfër në falënderime sesa ndaj teje. Por dije një gjë: këto fjalë janë fjalë zemre dhe lotësh - kurrë në jetë nuk i kam thënë dikujt falënderime me lot shpirti. Unë nuk të kam parë si një mjek apo si një njeri që thjesht kryen punen e tij - të kam parë si dikë që duhej patjetër të më shëronte, si të ma kishe borxh. Krejt shpresat i kam pasur tek ti. Por dije edhe një gjë tjetër: ti ke fituar një mik, tek i cili mund të mbështetesh në çdo hap të jetës. Vazhdo të jesh kaq unik në llojin tënd. Faleminderit për çdo gjë.

N. Jakupi

Pacient

AP

Është puna e njerëzve të zgjuar të parashikojnë fatkeqësinë para se ajo t'i vijë ndokujt. Është puna e të guximshmëve të përballen me fatkeqesinë, kur ajo i vjen dikujt.

A. Prapashtica

Pacient

TM

Unë do te doja që ju ta dini se ju keni edhe aftësitë e veçanta për të na frymëzuar që të vazhdojmë tutje në jetë. Edhe pse rikuperimi nuk është gjithmonë i lehtë, ti e zevendesove friken time me besim dhe punë. Nuk do ta harroj kurrë durimin dhe dhembshurinë tuaj. Ju jam mirënjohëse për gjithçka që bëni - një fizioterapeut i madh si ju është vështirë të gjendet.

T. Mehmeti

Pacient

BG

Fati i karrierës sime në futboll për pak nuk përfundoi, por falë përkujdesjes dhe profesionalizmit të fizioterapeutit Arbanis Maxhuni, unë jam sërish në këmbë.

B. Gjonbalaj

Atlet

QB

Faleminderit që jeni shumë më tepër nga sa kisha menduar ndonjëherë se mund të gjeja te një mjek. Ju jeni një person i mrekullueshëm dhe keni bërë një ndryshim të tillë në jetën time, sa që do t'ju jem përherë mirënjohëse. Ju faleminderit shumë për kujdesin dhe angazhimin tuaj.

Q. Basholli

Pacient

A

Je pasuria e kësaj shoqërie. Jam me fat që te njoha.

Anonim

Pacient

B&

Me ushtrime na ke ndihmuar të forcohemi dhe me fjalët e tua frymëzuese na ke dhuruar forcë për të luftuar nga brenda. Faleminderit për kujdesin, përkushtimin dhe mbi të gjitha për buzëqeshjen që na ke rikthyer sërish - jo vetëm neve, por gjithsecilit që ka pasur fatin të shërohet nga ju!

Be. & Bl. Juniku

Pacient

SR

Një mjek mund t'ju shpëtoje jetën, por një fizioterapeut ju ndihmon ta jetoni atë. Faleminderit që më ndihmuat të arrij qellimet e mia.

Sh. Rrustemi

Pacient